STATUTI ORGANIK I SHQIPËRISË


STATUTI ORGANIK I SHQIPËRISË
✤ (10.4.1914). Akt i hartuar nga Komisioni ndërkombëtar i koritrollit (shih) si kushtetuta e parë e Shtetit Shqiptar pas Shpalljes së Pavarësisë në hazë të vendimit të 29 korrikut të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (shih). Pavarësisht nga prania formale e një përfaqësuesi shqiptar në punimet e K. N. K., në hartimin e S. O. të Sh. huk u tërhoq opinioni i shëndcshë i qarqeve atdhetare dhe nuk u përfillën as rezultatet e arritura nga qeveria kombëtare e Vlorës në organizimin e brendshëm të shtetit të ri me forcat kombëtare. Statuti ishte fryt i politikës së diktatit të 6 Fuqive të Mëdha dhe në shumë pikëpamje një zgjidhje kompromisi për të pajtuar kontradiktat e tyre në çështjen shqiptare.

S. O. i SH. përbëhej nga 17 kapituj dhe 216 nene. Aty trajtoheshin disa nga problemet kryesore si forma e qeverisjes, pozita ndërkombëtare e Shqipërisë dhe territori i saj (Kap. I), pushteti legjislativ dhe ekzekutiv (kapitujt II, IV, V), popullsia, të drejtat dhe detyrat e saj (kap. III), administrata lokale (kap. VI), forcat e armatosura (kap. IX), organet e drejtësisë (kap. X).

Shqipëria shpallej «principatë sovrane e trashëgueshme» me në krye princin gjerman Vilhelm Vidin pozita e të cilit si «sovran» (dhe e trashëgimtarëve të tij) sanksionohej drejtpërsëdrejti në statut. Aty fiksoheshin po ashtu disa nga pikat kryesore të ymchnrit ië/ 29 korrikut 1913 të Konferencës së amhasadorëve si: neutraliteti i Shqipërisë nën garancinë e 6 Fuqive, kapitulacionet si një varg të drejtash të posaçme që u njiheshin shtetasve të Fuqive evropiane në territorin shqiptar.

Regjimi i sanksionuar nga S. O. i SH. ishte një regjim i imponuar nga jashtë, një mohim i të drejtës së vetëqeverisjes së popullit shqiptar dhe një shkelje e hapët e sovranitetit të tij.

(A. Pu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Statuti Organik I Shqipërisë


[cite]