SHËMËRIZA


SHËMËRIZA
✤ Fshat në rrethin e Gramshit (JL), në bregun e majtë të Tomorricës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Lubinja, Ostenthi, Trashovica, popullsia gjithsej 1676 banorë. Dëshmohet si vendbanim I lashtë. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. Sh. është qendër e koop. së bashkuar, e formuar më 1979. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, patates dhe fasules. Rriten të imëtat dhe gjedhët. Sh. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shëmëriza


[cite]