
VALLJA E SHOTËS
✤ («Keimi i Shotës»). Një ndër vallet më të popullarizuara në Kosovë (fshat e qytet). Fjala «shotë» me kuptimin «patë» përdoret edhe me përkëdheli për vajzat e reja, të shkathëta e të pashme. Vallja luhet në disa variante: dy gra a vajza, një grua e një burrë (ose edhe dy çifte), dy burra etj. Është valle lirike, relativisht e re. Luhet në të gjitha tubimet festive dhe më shumë gjatë ceremonialit të dasmës. Shoqërohet në forma të ndryshme vokale-instrumentale.
(R.Bo.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vallja E Shotës
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "VALLJA E SHOTËS" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/vallja-e-shot%c3%abs