VALLJA E SHOTËS


VALLJA E SHOTËS
✤ («Keimi i Shotës»). Një ndër vallet më të popullarizuara në Kosovë (fshat e qytet). Fjala «shotë» me kuptimin «patë» përdoret edhe me përkëdheli për vajzat e reja, të shkathëta e të pashme. Vallja luhet në disa variante: dy gra a vajza, një grua e një burrë (ose edhe dy çifte), dy burra etj. Është valle lirike, relativisht e re. Luhet në të gjitha tubimet festive dhe më shumë gjatë ceremonialit të dasmës. Shoqërohet në forma të ndryshme vokale-instrumentale.

(R.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vallja E Shotës


[cite]