VOEA
✤ Qytet në rrethin e Tiranës (VP). Popullsia 2300 banorë. Fshati i mëparshëm Kodër-Vorë njihej me emrin Pikëz. Këshilli NÇ u formua më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956 dhe më 1961 u ngrit koop. e bashkuar. Më 28.5.1967 NB e Vorës e vizitoi sh. Enver Hoxha, i cili dha këshilla e porosi të vlefshme për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. U shpall qytet më 1970. Sot është qendër bujqësore e industriale. Ka një fabrikë të madhe tullash e tjegullash, tubash drenazhimi, fabrikë uthulle. Para Çlirimit kishte një dyqan, dy shtëpi, disa kasolle dhe shkollë fillore. Sot qyteti është ndërtuar krejtësisht i ri, ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, shtëpi ‘ lindjeje, farmaci, klinikë dentare, klub, rrjet tregtar e komunal. Tokat përreth përfshihen në Sektorin Vorë-Gjokaj të NB «17 Nëntori*.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Voea
[cite]