VODICA
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës, në rrëzë të malit Lokof. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Selenicë (shih). Në korrik të v.1908, në malet e V. u bë një përpjekje e çetës së Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos me forcat osmane. Shkolla e parë shqipe u çel më 1892. Gjatë Luftës ANÇ në V. janë zhvilluar shumë ngjarje të rëndësishme për krahinën e Kolonjës. Këtu më 25.3.1942 u krijua celula e parë e PKSH për krahinën, më 30.12.1942 u krijua komiteti krahinor i PKSH, më 14 tetor u ngrit këshilli krahinor NÇ, dhe më 20.5.1943 u formua batalioni partizan «Hakmarrje». Këshilli NÇ i fshatit u krijua më 1942. Fshatarët morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. V. është vendlindja e Heroit të Punës Socialiste Josif Pashko. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. Sot bën pjesë në KTL «Josif Pashko» Selenicë. Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. V. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vodica


[cite]