VOEFA
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (VL), në kodrat e Maranajt. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Grilë (shih). Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Këtu më 30.7.1943 u krijua Bataiioni «Perlat Rexhepi». Në tetor 1943 u zhvillua luftimi me Sorcat gjermane, të cilat dogjën fshatin. Sot. V. përfshihet në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, të duhanit e të perimeve, Në vitet e pushtetit popullor u ndërtua ujësjellësi dhe kanali vaditës i veçantë për fshatin. V. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Voefa


[cite]