ZGËRDHESHI


ZGËRDHESHI
✤ Fshat në rrethin e Krujës (JP). Është në varësi administrative nga qyteti i Fushë-Krujës. Pranë tij ndodhen rrënojat e një qyteti ilir të identifikuar me Albanopolin (shih). Gërmimet e kryera në vitet 1968-1973 dëshmojnë se është_ zhvilluar mbi bazën e një vendbanimi protourban. U shndërrua në qytet në fund të shek. IV p.e.r. Është rrethuar me mure mbrojtëse që përfshinin një sipërfaqe prej 10 ha dhe shtrihej në faqen e një kodre. Pjesa e sipërme e kodrës ndahej nga një mur tërthor i pajisur me kulla që formonte qytetin e sipërm. Janë zbuluar gjurmë banesash dhe rrugësh. Periudhën e lulëzimit më të madh e pati në shek. III-II p.e.r. Jeta vazhdoi deri në shekujt e parë të erës së re. Në shek. IV qyteti që nuk mbrohej dot mirë u rrëgjua në një fshat dhe territori i tij i dikurshëm u kthye në varrezë. Këshilli NÇ i fshatit u ngrit më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1966. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave. Z. përmendet për kulturën e ullirit e pemët frutore. Fshati ka dy shkolla 8-vjeçare, muze, vatër kulture, ambuiancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zgërdheshi


[cite]