ZGJANA
✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (JL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Biçakaj, Skilaj, Balaj, Murriz, popullsia gjithsej 2370 banorë. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. U çlirua në tetor 1944. Koop. bujqësore u formua në 1958. Është qendër e koop. së bashkuar e ngritur më 1968. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e bagëtive të imëta. Z. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi-muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale dhe është ndërtuar një rezervuar për ujitje.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zgjana


[cite]