ZETA
✤ Emër me të eilin njihej që nga shek. XIII territori që shkonte nga rrethet e Budues deri në derdhjen e Bunës në Adriatik, duke përfshirë edhe një pjesë të trevave të brendshme malore. Emri Z. zëvendëson ‘emrin e vjetër Dioklea (shih). Z. ndahej në dy pjesë: në Z. e sipërme pjesa veriore malore, dhe Z. e poshtme, viset fushore rreth liqenit të Shkodrës e në L. të tij. Emri i saj mund të lidhet me emrin e lumit Zeta që derdhet në liqenin e Shkodrës; por përdorimi i formës «Genta» në dokumentet e kohës të çon në mendimin se mund të lidhej edhe me një emër ilir.

Trevat e Z. si ato të Dioklesë, u gjendën së pari nën smidimin e princit Voislav që ia shkëputi Bizantit e më vonë kaluan nën sundimin e dinastisë së Nemanjideve, prandaj* emri në dokumentet e kohës ka kuptimin politik. Nga gjysma e dytë e shek. XIV edhe në shek. XV me formimin e principatës feudale shqiptare të Balshajve emri Z. përfshihet në emrin më të përgjithshëm Shqipëri ose identifikohet me të. Nën sundimin osman, emri Z. u zëvendësua nga emri Mali i Zi, popullsia shqiptare që jetonte në pjesën veriore të Z. me kohë u sllavizua, ndërsa në pjesën jugore ajo e ruajti karakterin e saj etnik të vjetër shqiptar.

(P-B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zeta


[cite]