BAKO KOCI


BAKO KOCI
✤ (1305-1941). Militant komunist, veprimtar i shquar i lëvizjes punëtore e komuniste dhe i lëvizjes antifashiste, Hero i PopuIlit. Lindi në Korçë. Anëtar i vjetër i Gmpit Komunist të Korçës, punoi me të gjitha forcat për përhapjen e ideve komuniste. Ëmbëltorja e tij ishte çerdhe revolucionarësh, atje shkonte shpesh shoku Enver Hoxhapër takime e për të biseduar me shokët drejtues të GK të Korçës, si dhe me komunistë e punëtorë revolucionarë. Për propagandë eveprimtari komuniste u arrestua dhe u torturua rëndë nga xhandarët e Zogut (1938). Mori pjesë në demonstratat antifashiste të prillit 1939 dhe doli vullnetar për të luftuar kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Ra heroikisht nga plumbat e fashistëve në krye të demonstratës së madhe an~ tifashiste të 8 nëntorit 1941 (shih) që u organizua në Korçë nën udhëheqjen e komunistëve.

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bako Koci


[cite]