BASTARI ZENEL
✤ (shek.XIX). Poet i rrymës letrare të bejtexhinjve. Lindi në fshatin Bastar dhe jetoi e punoi si rrobaqepës në Tiranë, ku ra në mëri të bejlerëve Toptanas. Prej krijimtarisë së tij kanë mbetur disa fragmente vjershash, një pjesë me temë shoqërore, të tjerat për dashurinë ose me brendi fetare. Në vjershat me problematikë shoqërore gjeti pasqyrim protesta kundër pabarazisë dhe shtypjes së vegjëlisë («Tirana jonë si mësoi» etj.). Ato janë të mbrujtura me humor e sarkazëm therës, të shkmara me një gjuhë afër gjuhës popullore.
(J.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bastari Zenel
[cite]