BATALIONI PARTIZAN HAKMARRJA
✤ U formua më 20.5.1943 në katundin Vodicë të Kolonjës, mbi bazën e Çetës Partizane të Kolonjës (shih), si dhe me vullnetarë të rinj nga krahina e Kolonjës dhe e Leskovikut. Ndër luftimet më të rëndësishme të kryera prej tij janë: nga 1-6 korrik 1943 mori pjesë në Luftën e Përmetit (shih); në ditët që po përurohej Br.I S (shih), sipas detyrës që i ngarkoi Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ, u vendos në mbrojtje në kryqëzimin e rrugëve Lavdar-Gjergjevicë, më 13.9.1943 në bashkëveprim me batalionin «Qamil Panariti» (shih) organizoi një pritë në Qafën e Qarrit në afërsi të fshatit Helmës, ku armikut iu vranë e iu plagosën shumë ushtarë; më 14 tetor goditi një repart gjermanësh në Rehovë; më 12.11.1943 zhvilloi luftime në rrethinat e fshatit Blush dhe i detyroi forcat gjermane-balliste të tërhiqeshin duke lënë disa të vrarë. Në Mësymjen e përgjithshme armike të dimrit 1943-1944 dhe në atë të qershorit 1944 B.P. «Hakmarrja» zhvilloi’ një varg luftimesh. Në maj 1944 në bashkëveprim me forcat e Br.V S mori pjesë në mbrojtje të Kongresit të Përmetit. Nga radhët e batalionit u dërguan shumë partizanë në disa brigada sulmuese. Më 14.10.1944 batalioni u rreshtua në Br.IX S, (shih).
(V.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Hakmarrja
[cite]