BATALIONI PARTIZAN QAMIL PANARITI


BATALIONI PARTIZAN QAMIL PANARITI
✤ U formua më 10.7.1943 në Vithkuq të Korçës kryesisht me vullnetarë nga Vithkuqi, Shtylla e Panariti. Luftimet kryesore të tij kanë qenë: prita kundër forcave armike në Qafën e Barmashit së bashku me forcat e tjera partizane të qarkut të Korçës; thyerja e sulmeve të operacionit të pushtuesve italianë më 28-29 gusht 1943 në rajonin e Vithkuqit, në bashkëveprim me Br.I S (shih); goditja e një autokolone gjermane në Qafën e Qarrit më 13.9.1943 në bashkëveprim me batalionin «Hakmarrja» (shih), ku iu shkaktuan armikut dhjetëra të vrarë e të plagosur; më 1 tetor sulmoi në Vithkuq forcat që kryenin masakra dhe i detyroi që të tërhiqeshin drejt Fushës së Korçës. Më 13 tetor B.P. «Qamil Panariti» u përfshi në batalionin «Tomorri». (V.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Qamil Panariti


[cite]