BECI MEHMET
✤ (1830-1907). Veprimtar I dalluar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Ulqin. Si komandant i forcave vullnetare shqiptare mori pjesë në luftën e Ulqinit, kundër shovinistëve malazezë në janar 1880. Qe përfaqësues i degës së Ulqinit në Mbledhjen e Këshillit Qendror të Lidhjes më 30.6.1880 në Rekoc (fshat afër Gjakovës), ku u mor vendhni për mbrojtjen e armatosur të Ulqinit. Në nëntor 1880 luftoi si komandant i forcave vullnetare shqiptare kundër ushtrisë osmane për mbrojtjen e këtij qyteti. Pasi Porta e Lartë e shtypi qëndresën e armatosur të shqiptarëve dhe ia dorëzoi Ulqinin Malit të Zi, M.B. u vendos në Shkodër ku vazhdoi të merrte pjesë në ngjarjet politike të kohës derisa vdiq.
(Xh.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Beci Mehmet
[cite]