BIGA E GIMAJVE
✤ Mal në Alpet Shqiptare, në rrethin e Shkodrës, me lartësi 2232 m. Shtrihet midis luginës së Shalës’ në L, të Kirit në J dhe Përroit të Thatë në VP. Është ndërtuar gati tërësisht nga gëlqerorë e dolomite të triasit, që formojnë dy maja konike, Maja e Bardhë dhe Maja e Përhime. Shpati L dhe VP bien thikë përkatësisht mbi luginën e Shalës (Kaprej) dhe të Troshanit (dega e majtë e Përroit të Thatë), ndërsa shpati J formon rrëpirë deri në fillimin e luginës së Kirit. Nga V dhe JP vazhdon përkatësisht me malin e Mardomit (2180m) dhe Majën e Madhe (2Qllm), kurse në J me majën e Boshit (1638m). B.G. formon një nyjë të rëndësishme hidrografike midis tre lumenjve të lartpërmendur. Shpati VP e VL është gdhendur prej cirqeve akullnajore që zbresin në trajtë të shkallëzuar në luginën e përroit të Kaprejt (dega e djathtë e 1. të Shalës). Është i veshur me dushk dhe ah në shpatin J e L dhe me ah në shpatin VP.
(GJ.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Biga E Gimajve
[cite]