BILIBASHI YLBERE


BILIBASHI YLBERE
✤ (1929-1944). Pioniere, partizane trime dhe e vendosur, Heroinë e Popullit. Li- ndi në fshatin Nepravishtë të Gjirokastrës në një familje me tradita patriotike, që u shpërngul në Tiranë. Pa mbushur 13 vjeç u aktivizua në radhët e Dsbatikut (shih). U shqua si pioniere e shkathët e guximtare në shpërndarjen e trakteve, komunikatave dhe në plotësimin e detyrave të tjera. U hodh në radhët partizane (1944) në batalionin I të Brigadës III S. Ishte propagandiste e zjarrtë e vijës së Partisë. Mori pjesë në luftimet e ashpra që zhvilloi Brigada në kodrat e Junikut (Kosovë). Sulmoi me trimëri të rrallë në pararojë të kompanisë ku bënte pjesë. U plagos dy herë rresht, por qëndroi burrërisht e me besim të patundur në fitore gjersa vdiq e masakruar nga nazistët, më 20.10.1944.

(M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bilibashi Ylbere


[cite]