CENTRALIZMI BUROKRATIK


CENTRALIZMI BUROKRATIK
✤ Parim antidemokratik i organizimit dhe i veprimtarisë së shteteve shfrytëzuese në përgjithësi dhe i shteteve kapitaliste e revizioniste në veçanti. Shprehet në përqendrimin e rreptë të qeverisjes së vendit në duart e organeve qendrore dhe në kufizimin e zhdukjen e plotë të çdo vepriml të pavarur të organeve shtetërore lokale, të cilat faktikisht emërohen nga qendra dhe janë të detyruara të zbatojnë verbërisht urdhrat e saj. C.B. që ka qenë karakteristik për regjimin e A. Zogut është pjellë e burokratizmit, si sistem qeverisjeje antipopullor, dhe vihet në jetë nga burokracia, d.m.th. nga shtresa e veçantë e nëpunësve të privilegjuar e të shkëputur nga populli, që janë ngarkuar nga klasa shfrytëzuese për shtypjen e tij. Në Shqipëri pas Çlirimit u vendos parimi i centralizmit demokratik (shih).

(Z.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Centralizmi Burokratik


[cite]