CURRILAT


CURRILAT
✤ Plazh ranor, në një gji të vogël të bregdetit të Adriatikut, rrëzë kodrave që zgjaten nga Bishti i Pallës në Durrës, në V të qytetit. Ka qenë qendër e fortifikuar për mbrojtjen e Durrësit që në lashtësi. Kështjella e lashtë e C. u shkatërrua në shek.XV gjatë luftërave shqiptaro-turke nga një inkursion ndëshkimor osman. Më 7.4.1939 ishte një nga pikat e qëndresës popullore kundër agresionit fashist. Më 1945 u ngrit kampi i parë i pushimit për pionierë. Sot ka një varg ndërtesash dhe mjedisesh të tjera për pushimin e argëtimin e punonjësve. (A.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Currilat


[cite]