DEJA
✤ Mal në rrethin e Matit, me lartësi 2246 m (maja e Dejës) midis pellgut të Burrelit në P dhe malit të Runjës në L. Qafëmurra në JL e ndan nga mali i Balgjajt, kurse lugina e Zallit të Gjoçajt (degë e majtë e 1. të Urakës) në V e ndan nga pllaja karstike e Valmurës. Është e ndërtuar prej gëlqerorësh të kretakut që vendosen mbi shkëmbinjtë ultrabazikë. Kurrizi është i përpunuar nga proceset karstike dhe ka trajtë gati të sheshtë. Shpati P bie butë mbi pllajën karstike të Macukullit, kurse ai L bie thikë në drejtim të Mbasdejës. Rrjedhje ujore sipërfaqësore nuk ka. Bimësia natyrore në shpatin P deri në lartësinë 900-1000 m përfaqësohet nga zona e dushkut e më sipër nga ajo e ahut, kurse në L nga ajo e ahut.

(S. S.)

✤ (Danja). Qytet mesjetar i ndërtuar në shek. XI-XII në pikën ku del Drini nga malësitë. Përmendet si seli peshkopale e varur nga kryepeshkopata e Tivarit në shek. XI dhe si qendër e rëndësishme rrugore e doganore. D. zotëronte rrugën e karvaneve që shkonte nga Shkodra në Pxizren dhe jepte të ardhura të rëndësishme nga doganat që paguheshin aty për kalimin e Vaut të Dejës. Nga fillimi i shek. XIII qëndroi nën sundimin e sundimtarëve serbë. Këtu u fuqizua familja feudale e Zahariaive; me formimin e prindpatës së Balshajve (shih) D. u bë pjesë e saj. Më 1396 Gjergji II Strazimir Balsha ia kaloi Venedikut. Në vitet 1423-1443 kaloi dy herë në dorë të osmanëve. U çlirua gjatë kryengritjes së përgjithsbme antiosmane të vitit 1443.

Zotërimi i D. u bë shkak konflikti midis feudalëve N. Dukagjini dhe Lekë Zaharia më 1445; pas vrasjes së këtij të fundit iu dorëzua nga e ëma Venedikut. Kërkesa e Skënderbeut për të marrë qytetin në dorëzim në emër të Lidhjes Shqiptare shkaktoi luftën me Venedikun. Qyteti u rrethua më 1447-48 nga forcat shqiptare por mbeti në dorën e Venedikut deri në fillim të vitit 1479 kur u pushtua nga osmanët. Pas kësaj D. nuk u rimëkëmb më. Sot qëndron ende kalaja e D., brenda së cilës gjenden gërmadhat e një kishe të shek. XIV-XV. Tek këmhët e kalasë gjendet një kishë e stilit romanik, e shek. XIV, e pajisur me afreske të pasura murale. (P. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Deja


[cite]