DERMATOLOGJIA


DERMATOLOGJIA
✤ Specialitet i mjekësisë që studion sëmundjet e lëkurës dhe merret me mjekimin e profilaksinë e tyre. Shpesh përfshihet në D. edhe venerologjia, e cila merret me sëmundjet veneriane. Për shumë kohë sëmundjet e lëkurës janë trajtuar nga mjekët popullorë empirikë, që përdomin squfurin, zhivën, bitumin, gurkalin, mjaft bimë, yndyrna bimore e shtazore etj. Në përgjithësi D. para Çlirimit ishte shumë e prapamibetur dhe sëmundjet e lëkurës e ato veneriane j-hin shumë të përhapura. Më 1932 në spitalin e përgjithshëm të Tiranës u hap një repart i sëimmdjeve të lëkurës. Më 1944 kishte gjithsej 5 dermatologë.

Pas Çlirimit shërbimi dermatologjik u ngrit në fmim në rrethet kryesore e gradualisht në të gjitha rrethet e vendit. Më 1957 u hap klinika e D. pranë Fakultetit të Mjekësisë, e cila siguroi përgatitjen e kuadrit specialist dermatotog. U çrrënjos sifilizi (shih), dhe që nga v. 1960′ filloi lufta e suksesshme kundër dermatomykozave (qexes); ato sot takohen shumë rrallë. Janë pakësuar shumë sëmundjet e tjera të lëkurës, sëmundjet parazitare dhe dermatozat profesionale. Arritjet e D. pasqyrohen në një sërë punimesh monografike, tekste, artikuj shkencorë etj. Kanë dhënë ndihmesë në këtë fushë Stefan Pano, Sinan Imami etj.

(M. Na.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dermatologjia


[cite]