DINE SPIRO
✤ (1844-1922). Folklorist i njohur shqiptar, pasues dhe bashkëpunëtor i Th. Mitkos. Lindi në Vithkuq të Korçës. Mori pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, duke ndihmuar organizimin dhe bashkërendimin e veprimtarive të shqiptarëve të Misirit. Shkroi vjersha me frymë popullore, që dallohen për dashurinë ndaj lirisë së Atdheut dhe urrejtjen ndaj pushtuesit osman. Që më 1866, kur vajti në Misir, me nxitjen e Th. Mitkos, iu vu punës për mbledhjen e lëndës folklorike. Disa nga materialet e mbledbura ia dha Mitkos, i cili një pjesë e hotoi te «Bleta shqiptare». Më 1908 S. D. botoi në Sofje veprën Valët e detit, ku përveç materialeve folklorike, përmblodhi edhe krijimet poetike të veta e të disa atdhetarëve të tjerë. Materialet folklorike të librit përfshijnë: vjersha popullore trimërie, vajtime, këngë dashurie, zakone dhe këngë dasme, satirike, lodra, fialë të urta, gjë a gjëza, përralla .etj. Vepra ngërthen një lëndë të gjerë dhe ështe ndër botimet më të rëndësishme folklorike të Rilindjes, S.D. vdiq në Misir.
(S.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dine Spiro
[cite]