DIOEKEA
✤ Qytet ilir’ në VL të Liqenit të Shkodrës, qendër e fjsit ilir të Diokieatëve. Gërmadhat e saj gjenden në vendin ku bashkohen lumenjtë Zeta e Moraça. Qyteti u prish në fillim të shek. VII me pushtimin e sllavëve. Shekujt e parë të historisë së Dioklesë janë të njohura edhe pse në rnënyrë legjendare, nga një kronikë vendase e cila i atribuohet një «prifti diokleat» (Presbyter Diocleas); ajo përmend në fillimet e këtij shteti një sundimtar me emrin «Kocipara» për të cilin K. Jireçek (shih) mendon se ishte me prejardhje shqiptare. Me emrin e D. u quajt edhe krahina dhe shteti që u formua në këtë trevë në fillim të shek. XI. Shteti i D., nën udhëheqjen e princit Voisllav fitoi më 1040 pavarësinë nga Bizanti buke përfituar nga gjendja e krijuar me kryengritjen e udhëhequr prej Pjetër Deljanit kundër Bizantit. Më 1077 i hiri i Voisllavit, Mihail Dobiniu shpall mbret duke kërkuar prej papës së Romës ndihmë e mbrojtje. Shteti i D. u shtri për disa kohë në Tivar, Shkodër, Ulqin, Shas e Drisht. Për të ruajtur pavaresinë mbreti i D. hyri në aleancë me normanët, por nën presionin e peranndorit bizantin Aleks Komneni u largua prej: tyre. lu nënshtrua përsëri sundimit bizantin në mesin e shek. XII; tokat e saj u përfshinë në temën e Dalmacisë. Në fillim të shek. XIII Dioklea u përfshi nën sundimin e shtetit serb të Rashës, nën të cilin qëndroi deri në vdekjen e Stefan Dushanit (1355), kur u përfshi në principatën e Balshajve (shih). Që nga shek. XIV emri D. zëvendësohet me emrin Zeta (shih).

(P.B.)’

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dioekea


[cite]