SHERBELA


SHERBELA
✤ (Salvia officinalis L). Shkurre e familjes buzore (Labiatae) deri 1 m e lartë, me degë të reja me

push ngjyrë argjend, me gjethe të thjeshta, gjatore, të rrudhëta, përposh me push të bardhë, me lule blu-vjollcë deri 3.5 cm të gjata, të vendosura në

qerthuj të rremë. Lulëzon në maj deri në mesin e korrikut, në muajt gusht-shtator lidh farë. Është bimë e Evropës J dhe në Shqipëri e përhapur në shpate malesh gëlqerore, kryesisht tare fushore dhe kodrinore deri në lartësinë 1200 m, shpesh në formacione më vete. Gjethet e sherbelës që përmbajnë vaj esencial 2-2.5%, saponinë, alkaloide, etj. përdoren për pakësimin e djersës, si tonike, në ind. e sapunit, parfumerisë, kozmetikës. Sh. është një nga bimët mjaltëse më të mira dhe me rendiment të lartë. Një pjesë e madhe e sasisë së SH. që grumbullohet eksportohet.

(J.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sherbela


[cite]