SPECI
✤ (Capsicum annuum L.). Bimë barishtore njëvjeçare, e familjes solanore (Solanaceae), me rrënjë të fuqishme, me kërcell 0,3-2 in, që në bazë ‘ është i drunjëzuar dhe në majë barishtor, me lëkurë të lëmuar, me gjethe heshtore deri vezake të plota e me bisht, me lule dyseksore nga 1-3, të bardha e nganjëherë vjollcë, të përkulura. Bën fryt zakonisht të gjelbër më vonë të kuq ose të verdhë, bosh, gjator ose i rrumbullakët . sipas kultivarit. Farat e S. janë plloçake në formë veshke dhe fuqinë mbirëse nuk e ruajnë më shumë se 2-3 vjet. Frutat janë të ëmbël dhe disa lloje djegës. S. është me prejardhje nga Amerika.
Rritja e
tij në vend ka tradita. Ai kultivohet e parapëlqehet kudo, konsumohet gjatë gjithë vitit i freskët, gjellë, turshi, i tharë, marinadë,
salcë,
pluhur
etj. Janëtrashëguar
mjaft popullata me vlerë S., si: Peza, Laknasi, Hundashka, Vëthka, Gjorica, Oblika, Poçja etj., të cilat i shërbejnë përmirësimit gjenetik-seleksionues për krijimin e formave të reja bimore. Në kushtet e vendit tonë merren rendimente nga 200-600 kv/ha në fushë e mjedise të mbrojtura. Vitet e fundit është bërë një artikull eksporti me rëndësi S. ka vlera të mëdha ushqyese, fryti i tij përmban 5-12% lëndë të thatë, 120-160 mg/100 gr vitaminë C, 1-2% proteina, 5-8% karbohidrate etj.
(H. Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Speci