Aaroni
(greqisht: Ααρών) person biblik Aaroni ishte vëllai i madh i Moisiut (Eksodi 6, 20). Ai ka qenë prifti i parë dhe paraardhësi i priftërinjve të Izraelit (Levetiku 8, 1). Aaroni ka lindur në Egjipt më 1574 para Krishtit. Ai është kryeprifti i parë i zgjedhur nga Perëndia (Hebrenjve 5, 1-4). Në këtë detyrë qëndroi për dyzetë vjet. Emri Aaron do të thotë i shndritshëm.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Aaroni" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/aaroni