Abrahami

(greqisht: Αβραάμ) person biblik Abrahami ka lindur në Ur të Kaldeasve në vitin 2161 para Krishtit. Në moshën 70-vjeçare Abrahami së bashku me të atin Terah, gruan e tij Sarën dhe nipin Lot, u vendosën në Haran të Mesopotamisë (Gjeneza 11, 31). Pas pesë vjetësh i vdiq i ati Terahu dhe Abrahami shkoi në Kanaan ku Perëndia i premtoi se do t’i jepte atë vend për pasardhësit e tij. Gjithashtu Perëndia bëri besëlidhje me Abrahamin që ai dhe çdo mashkull i fisit të tij të rrethpriteshin (Gjeneza 17, 9- 27). Kur Abrahami ishte në moshë të thyer beronja Sara lindi Isakun. Abrahami jetoi 175 vjet. Abraham do të thotë ati i të shumtëve, ndërsa Sara do të thotë princeshë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]