AFRESKET E MBORJES


AFRESKET E MBORJES
✤ Ansambël me piktura bizantine të v. 1390 në stil paleolog në kishën e Ristozit të Mborjes, afër Korçës. Kanë trajtim të lirshëm, ngjyra të kultivuara me gradacione rozë, të blertq, vizatim të sigurt dhe plot hir, ritëm elegant dhe bukuri klasike të portretit (si te Engjëlli mbi varr). A. e M. paraqesin interes për ikonografinë dhe për detajet e zhanrit të futur në skenat biblike nga ambienti real. Ato dokumentojnë se piktura shqiptare po mënjanohej nga stili i thatë grafik i gjysmës së dytë të shek. XIV dhe janë vepra e fundit e piktorit anonim që ka stolisur më 1369 kishën e Maligradit dhe më 1385 kishën e Sh. Thanasit në Kostur, me porosi të vëllezërve Stoja dhe Teodor Muzakaj, sundimtarë të fuqishëm dhe të pavarur shqiptarë.

(Dh. Dh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Afresket E Mborjes


[cite]