AFRESKET E RUBIKUT
✤ Pjesë të një ansambli të v. 1272, me piktura bizantine në stil komnen në kishën romanike të manastirit të Shpëtimtarit, peshkopi i të cilit Lazar Arbanensis, përmendet qysh më 1166 si pjesëmarrës në shugurimin e katedrales së Sh. Trifonit të Kotorrit. A. e R. kanë ngjyra të çelëta të harmonizuara, kontur ië .theksuar dhe figura që spikatin nga sfondi prej së largu. Skena e kungimit me apostujt, që ecin sikur vallëzojnë të grupuar nga tre, dallohet për ndërtimin origjinal të kompozimit. A. e R. formojnë një grup me pikturën e vjetër të kishave në Vaun e Dejës dhe në Kallmet të Lezhës. Ato janë shumë afër nga stili . dhe cilësia e lartë me afresket e kishës së manastirit të Shën Pandelimonit në Nerez të Shkupit (v. 1164). Figura e abatit Inoçent pikturuar në absidën e altarit si dhurues, mbishkrimet latine dhe hollësi të tjera dëftejnë për lidhjet e A. të R. me Italinë e Jugut.
(Dh. Dh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Afresket E Rubikut
[cite]