Agripnia
(greqisht: αγρυπνία) Agripnia është shërbesa, e cila kryhet gjatë natës. Zakonisht bëjmë Agripni gjatë të kremteve të mëdha ose rasteve të veçanta si për shembull sëmundje, luftra etj. Agripnia fillon në orët e mbrëmjes dhe gjatë së cilës kryhen shërbesa të ndryshme, si ajo e Orëve, Mbrëmësore, Mëngjesore dhe Liturgji Hyjnore. Nëpër agripni besimtarët kungohen me trupin dhe gjakun e Krishtit.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Agripnia" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/agripnia