AGROKIMIA

  FESH


AGROKIMIA
✤ Shkenca që studion të ushqyerit e bimëve lidhur me proceset kimike që ndodhin në to dhe në tokë, si dhe përdorimin e plehrave e të lëndëve kimike për ruajtjen dhe rritjen e pjellorisë. A. është pjesë e agronomisë (shih) dhe baza për kimizimin e bujqësisë. Në Shqipëri A. u zhvillua si shkencë vetëm në vitet e pushtetit popullor, për t’iu përgjigjur kërkesave të bujqësisë socialiste, duke u mbështetur në mënyrën e re të prodhimit, në zhvillimin e industrisë kimike e prodhimin e plehrave dhe në metodat bashkëkohore shkencore. Drejtimet krj-esore të punës në fushën e A. janë studimi i tokave, njohja e veçorive biokimike të bimëve të ndryshme bujqësore në bashkëveprimin me tokën dhe e frytshmërisë së plehrave. Më 1966 filloi studimi i parë agrokimik i tokave. Në v. 1971-1973 u bë aksioni i madh kombëtar për përpiiimin e hartave agrokimike (shih Hartai hujqësore), që të përcaktoheshin gjendja e humusit, e azotit, fosforit, kaliumit për çdo ngastër. Duke përdorur mbi baza shkencore të dhënat e A. është rritur pjelloria e tokës, është dyfishuar rendimenti në drithërat e bukës, foragjeret e perimet, janë përmirësuar tokat e kripura, është përmirësuar rrënjësisht lufta kundra sëmundjeve e dëmtuesve. Në të ardhmen parashikohet që kimizimi të zhvillohet më tej, duke përdorur iloje të ndryshme plehrash kimike, (shih) etj.

(A. Da.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Agrokimia



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AGROKIMIA":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/agrokimia
"AGROKIMIA," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018