AGRONI
✤ Mbret ilir, i biri i Pleuratit. Sundoi rreth v. 250-231 p.e.r. Në kohën e A. shteti ilir u bë një fuqi e rëndësishme në arenën politike të Ballkanit. Kufijtë e tij përfshinin një trevë të gjerë, që nga Naretva e sotme (Narona) në Dalmaci deri në brigjet e Vjosës (Aoos), me përjashtim të Dyrrahut dhe Apolonisë. Qytetet kryesore të mbretërisë së tij ishin Lisi, Skodra, Olcini e Rizoni. A. krijoi një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga e paraardhësve. Në fushën e politikës së jashtme, është e njohur marrëveshja e tij me mbretin e Maqedonisë, Demetrin II, më 231 p.e.r. Sipas saj, mbreti ilir merrte përsipër të ndihmonte banorët e qytetit akarnan Medionit, aleatë të Maqedonisë, që ishin rrethuar nga etolët. Nga zhvillimi i mëpastajmë i ngjarjeve del se A. me këtë akt synonte të dohësonte ndikimin ëtol mhi fqinjët jugorë të mhretërisë së tij dhe të shkëpuste Epirin nga aleanca me ta. Pas fitores në Medion, A. u sëmur rëndë dhe vdiq. Politikën e tij e ndoqi e shoqja, Teuta (shih) që sundoi si regjente në emër të Pinesit, trashëgimtarit të mitur të A.

(F.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Agroni


[cite]