AHISHTAT

  FESH


AHISHTAT
✤ Tërësia e llojeve të drurëve të gjinisë së ahut (Fagus), që përbëjnë një formacion bimor. Në Shqipëri A. shtrihen në zonën e ahut dhe përcaktojnë fizionominë e saj në Shqipërinë e V e të Mesme dhe më pak në JL. Në V rriten në lartësinë mbi 700 m, në pjesën e mesme mhi 900-1000 m dhe në JL mbi 1200 m, duke arritur deri në lartësitë 1800-2000 m. Gjejnë kushte më të mira në vende me shkëmh amnor gëlqeror, por ndeshen edhe në serpentinorët, duke parapëlqyer kundrejtimet V. VL dhe VP.

A. janë nga formacionet më të rëndësishme drurore të vendit dhe krijojnë pyje të gjera në Alpet Shqiptare. Pasi ndërpritën nga lugina e Drinit, vazhdojnë në J të luginës, si në Munellë, Orosh, Dejë e Mbasdejë, në malin ‘e Allamanit, Qafështamë, Bizë, Çermenikë, Kaptinë e Martaneshit, Jablanicë, Shebenik. Kufiri më J i A. të pakta është Nemërçka. A. i shoqëron përgjithësisht një bimësi barishtore ; hijedashëse, si rigoni, çaji i malit, sherbela etj., ndeshet në trajtë njollash herë pas here edhe bredhi i bardhë (Abies alba, Mill) etj. Ahu (shih) si përbërësi kryesor i tyre ka vlera të mëdha ekonomike.

(Mu. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ahishtat



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AHISHTAT":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/ahishtat
"AHISHTAT," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018