Është një rrymë e ngrohtë oqeanike e cila sjell në detet e Evropës Veriore ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës. Kjo rrymë e zbut shumë klimën e atyre vendeve. Një nga rrymat më të rëndësishme e më të njohura është rryma e Golfstrimit. Ajo zë fill në Gjirin e Meksikës, ku çdo vit derdhen 600 km3 ujë, që i sjell lumi Misisipi, një nga më të mëdhenjtë në botë. Si rrjedhim, niveli i ujit në Gjirin e Meksikës bëhet më i lartë se niveli i ujit në Oqeanin Atlantik. Për këtë arsye, në pjesën e oqeanit midis gadishullit të Floridës, Kubës dhe ishujve Bahame nis rrugën e saj një rrymë e fuqishme uji — Golfstrimi (që do të thotë «rrjedha që vjen nga gjiri»). Kjo rrymë kalon pranë brigjeve të Amerikës Veriore, pastaj drejtohet nga ishujt Azore — në mes të Oqeanit Atlantik, — dhe atje ndahet më dysh. Njëra degë zbret poshtë, drejt ishujve Kanarie, ndërsa dega tjetër, kryesorja, u drejtohet brigjeve të ftohta të Evropës Veriore, ku ushtron një ndikim të fuqishëm duke e zbutur së tepërmi klimën e atyre vendeve
[cite]