(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Skizma ~. Ndarja e parë në historinë e krishtërimit ndërmjet Kishës perëndimore (romane) dhe Kishës lindore (bizantine). Ndodhi për shkak të rivalitetit të Romës dhe Kostandinopojës për ndikim mbi ipeshkvitë. Skizma akaciane u takon viteve 484-519, kur papa Feliks i 3-të dhe pushteti perandorak i Romës së Lindjes hynë në konflikt për çështje të pushtetit administrativ kishtar. Në hapësirën ilirike gjatë skizmës akaciane mbajtën anën e papa Feliksit të 3-të ipeshkvinjtë e Prevalitanisë, të Epirus Vetus (Epiri i Vjetër), të Dardanisë. Ipeshkvia e Durrësit mbajti anën e Lindjes.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]