Në malet e larta bën kaq ftohtë saqë dëbora nuk arrin të shkrijë. Ajo grumbullohet dhe fillon të rrëshqasë gjatë shpateve të malit, duke formuar një lumë akulli që zbret ngadalë drejt luginave, ku pastaj shkrihet. Në Alpet, në lartësinë mbi 2700 m, dëbora nuk shkrin. Ajo grumbullohet dhe shndërrohet në fillim në bornajë dhe pastaj në bllok akulli, domethënë në akullnajë. I shtyrë nga vetë pesha e tij, ky akull fillon të zbresë dalëngadalë drejt luginave, duke formuar një lumë të vërtetë prej akulli. Shpesh gjatë rrugës ai mbledh dhe degë të tjera përrenjsh akulli së bashku me morenat e tyre, dhe rritet vazhdimisht. Shpejtësia e këtyre lumenjve prej akulli nuk i kalon 100 metra në vit. Kur arrin në këmbët e malit, akulli shkrin.
[cite]