PARALELET

(toka)

Paralelet janë vija të përfytyruara që e ndajnë rruzullin tokësor në rripa paralelë me ekuatorin. Paralelet shënohen në hartat gjeografike dhe shërbejnë për të treguar gjerësinë gjeografike të një vendi. Paralelet janë vija të përfytyruara që rrethojnë Tokën. Ato janë paralel me ekuatorin dhe tregojnë gjerësinë gjeografike, domethënë pozicionin e një vendi ndërmjet polit dhe ekuatorit. Përcaktohen me një numër gradësh, që shkon nga 0°, që është ekuatori, në 90°, që është poli. Thuhet se kanë gjerësi gjeografike veriore vendet që shtrihen nga ekuatori deri në Polin Verior, dhe gjerësi gjeografike jugore ato që shtrihen nga ekuatori në Polin Jugor. Tirana ndodhet afërsisht në gjerësinë gjeografike veriore 41,5 gradë. Por për të përcaktuar vendin e saktë është e domosdoshme të njihet edhe gjatësia gjeografike. Gjerësia gjeografike e një vendi përcaktohet me anë të sekstantit.

Qielli – Deti – Toka

[cite]