TËRMETI

(toka)

Korja e Tokës është shumë e hollë dhe mund të çahet ose të fundoset nga trazimet e lëndës së shkrirë që ndodhet poshtë saj, duke shkaktuar në sipërfaqe të Tokës shkatërrimin e shtëpive, shkarjen e tokës etj. Çarje dhe fundosje të tilla ndodhin edhe në fundin e deteve e të oqeaneve. Tërmetet janë shumë të shpeshta. Disa mezi mund të dallohen dhe quhen lëkundje sizmike. Të tjera, më të fuqishme, shkaktojnë shkatërrime shtëpish, që shpesh shoqërohen me zjarre e me fundosjen e tokave, zhdukin nganjëherëqytete e fshatra të tëra, krijojnë liqene Qse ndryshojnë rrjedhën e ujërave etj. Në qoftë se tërmeti ndodh nën det, krijohen ca valë vigane që përplasen pas brigjeve, duke shkatërruar porte, ura etj.

Qielli – Deti – Toka

[cite]