ALBANOPOLI
✤ Qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve. Përmendet për herë të parë në mesin e shek. II të e.r. nga Ptolemeu, i cili e përcakton në tokën e Albanëve (shih) me koordinatat gjeografike 46° dhe 41°5’. Mendohet se ngrihej aty ku janë sot rrënojat e qytetit ilir të Zgërdheshit (shih). Emri i tij do të thotë qyteti i Albanëve.
(Gj. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Albanopoli
[cite]