ALBITOFIRI
✤ Shkëmb vullkanik i përbërë kryesisht nga një masë albiti (mineral silikat natriumi e alumini), në të cilën ndodhen kristale të mëdha të po këtij minerali dhe prandaj quhet me endje porfirike. Përmhan edhe muskovit, kuarc etj. Në Shqipëri janë gjetur e emërtuar si A. shkëmbinj vullkanikë paleozoikë. e triasikë, me përbërje mesatare e deri acicle shumë të ndryshme, si andeziti, daciti, lipariti, trakiandeziti, trakidaciti, trakilipariti, trakiti. Ma të njohur janë A. liparitik dhe A. dacitik i Gurit të Zi (Shkodër), me ngjyrë të përhime e vende-vende të blertë e të murrme, që kanë gjetur përdorim si lëndë shumë e mirë acidoduruese për ndërtimet industriale. A. i Gurit të Zi është gjithashtu mjaft i përshtatshëm për prodhimin e gypave dhe pllakave prej gresi, të pajisjeve hidro-sanitare, të izolatorëve elektrikë të tensionit të lartë. Mund të përdoret edhe si pleh potastik.
(I. Tu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Albitofiri
[cite]