AMORTIZIMI I FONDEVE THEMELORE
✤ Kalimi i përshkallëzuar i vlerës së mjeteve të punës në vlerën e produktit të prodhuar, që përputhet me humbjen e pjesshme ose tërësore të vlerës së përdorimit të vetë këtyre mjeteve. Fondi i amortizimit është një shumë e caktuar mjetesh monetare e barabartë me masën e konsumimit fizik të fondeve themelore. Ai krijohet në mënyrë të planifikuar në ndërmarrje dhe përdoret për zëvendësimin dhe riaftësimin fizik të fondeve themelore. Kjo bëhet me ndreqjet e përgjithshme që u bëhen periodikisht mjeteve të punës dhe duke i zëvendësuar mjetet e konsumuara me të reja. Fondi i amortizimit përfshihet në koston e produkteve nëpërmjet elementit amortizim i mjeteve kryesore. Si kategori ekonomike fondi i amortizimit në socializëm dallon katërcipërisht nga fondi i amortizmit në kapitalizëm, pasi në socializëm fondet themelore janë pronë shoqërore, ndërsa në kapitalizëm janë kapital themelor.
(E.Lu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Amortizimi I Fondeve Themelore
[cite]