Anatema
(greqisht: ανάθεμα) mallkim, shkishërim, anatemë; veprim i fundit që ndërmarrin organet kishtare ndaj atyre që bien në herezi, përjashtimi i tyre nga bashkësia për shkak të mësimeve të tyre të gabuara. Anatema është mallkim i rëndë kishtar, madje edhe përjashtim nga kisha. Shkaqet kur një i krishterë anatemohet janë: 1-Mohimi i besimit ortodoks. 2- Herezia, e cila dënohet nga sinodi i hierarkëve. Kisha anatemon heretikët.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Anatema" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/anatema-2