Andrea Llukani

Andrea Llukani

shqiptar ortodoks Andrea Llukani ka lindur në Tiranë më 18.12.1966. Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin Kombëtar “Kapodistria” të Athinës. Gjithashtu ka studiuar në Institutin “Gëte” dhe është specializuar në “Pravoslavna Akademia” të Çekisë. Gjatë viteve 1998-2002 ka qenë pedagog në lëndën e Historisë së Krishterimit, më 2001-2002 ka qenë drejtor i Radios “Ngjallja”. Sot është Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm të Kompanisë “Global Petroleum Albania”. Nga marsi i vitit 2001 është anëtar në Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë. Prej vitit 2002 është anëtar në International Federation of Jurnalists dhe më 2006 anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Andrea Llukani ka botuar artikuj në gazetat “Ngjallja”, “Fjala”, “Drita”, “Rrënjët” etj. Ai ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu ka publikuar faqen e internetit www.andreallukani.com. Andrea Llukani ka botuar 37 libra të cilët i ka përmbledhur në dymbdhjetë vepra. Vepra I, Toleranca ndërfetare në Shqipëri, botimet Trifon Xhagjika, Tiranë, 2008. Vepra II, Biri i Peshtanit, Përmes shkrimeve, botimet Trifon Xhagjika, Tiranë, 2009. Vepra III, Patrologjia, Antologjia e letërsisë së krishterë, botimet Trifon Xhagjika, Tiranë, 2009. Vepra IV, Jetë Shenjtorësh, Himnologjia, botimet Trifon Xhagjika, Tiranë, 2009. Vepra V, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nga vitet apostolike deri në ditët tona, botimet Trifon Xhagjika, Tiranë, 2009. Vepra VI, Folklori Kristian, botimet Trifon Xhagjika, Tiranë, 2009. Vepra VII, Komenti i Ungjillit sipas Matheut, Vitet Apostolike, Predikime. Vepra VIII, Përndjekjet, Sinodet Ekumenike. Vepra IX, Dostojevski nuk ndihej i vetmuar, Urtësia e shekujve. Vepra X, Enciklopedia e Krishterë. Vepra XI, Skizma, botimet Trifon Xhagjika, Tiranë, 2010. Vepra XII, Predikime, Ikonografia, botimet Trifon Xhagjika, Tiranë, 2010.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Arben Muka, Informacioni në radion lokale, Instituti shqiptar i medias, Tiranë 2002, faqe 36, 78, 106.
2-Klaus Vilkens, Gemeinsam auf dem veg, Verlag Otto Lembec, Frankfurt 1999

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]