Angjelina

shqiptar ortodoks Angjelina ishte e bija e princit shqiptar Gjergj Arianitit dhe motra e Donikës, gruas së Gjergj Kastriotit. Angjelina u martua me despotin e Serbisë, Stefan Brankoviçin dhe lindën dy fëmijë, Maksimin dhe Joanin. Mbas vdekjes së Stefanit, Angjelina u vesh murgeshë në Manastirin e Krushedolit, duke ia përkushtuar jetën lutjeve dhe veprave bamirëse saqë populli e thërriste “Nënë Angjelina”. Ajo fjeti në fillim të shekullit XVI në Manastirin e Krushedolit, ku ruhen edhe sot lipsanet e saj mrekullibërës. Kisha e kanonizoi shenjtore dhe kujtimin e saj e nderon më 30 korrik.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-At. Joan Pelushi, Shën Angjelina, Ngjallja, nëntor 1994, faqe 3.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]