Anija në Krishtërim
Anija ishte simbol i vjetër i egjiptianëve dhe grekëve. Ajo përfaqësonte udhëtimin e jetës së krishterë ose udhëtimin e shpirtit pas vdekjes. Gjatë viteve kristiane mori një simbolikë edhe më të gjerë. Ajo simbolizon jetën kristiane që ka udhëheqës Krishtin dhe drejtohet me siguri në portin e Parajsës. Simbolizon edhe shpëtimin e besimtarëve nga furtunat e ndryshme të jetës. Anija quhet simbol i kishës, ku Krishti është timonieri dhe marinarët janë priftërinjtë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Anija në Krishtërim" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/anija-n%c3%ab-krisht%c3%abrim