ANSAMBLI ARTISTIK I USHTRISË POPULLORE
✤ Trupë artistike profesioniste e Ushtrisë Popullore të RPS të Shqipërisë. U krijua në Lavdar të Oparit, rrethi i Korçës, më 25.7.1944 me partizanë e partizane të reparteve të qarkut të Korçës dhe koncertin e parë e dha për partizanët dhe popullin e kësaj zone. Më 20.10.1944 dha në Berat koncertin para Qeverisë së ardhshme Demokratike të Përkohshme ku mori pjesë sh. Enver Hoxha, i cili porositi që kori i ushtrisë të rritej e të forcohej më tej.
Pas Çlirimit A.A. i U.P. është zgjeruar dhe e ka ngritur nivelin ideoartistik të punës. Përbëhet nga kori, orkestra, grupi i valleve dhe solistët. Në programet e tij vendin kryesor e zënë temat e luftërave të popullit për liri, pavarësi e përparim, të Luftës ANÇ, të mbrojtjes së atdheut e të ndërtimit soeialist. Me veprimtarinë e tij ndihmon për edukimin ideoestetik, atdhetar e revolucionar të efektivave të Ushtrisë Popullore.
(D.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ansambli Artistik I Ushtrisë Popullore
[cite]