ANTANTA
✤ Bllok politik-ushtarak imperialist i tri Fuqive të Mëdha evropiane: Anglisë, Francës dhe Rusisë cariste, i formuar në v.1904-1907 për t’iu kundërvënë bilokut tjetër imperialist të Lidhjes Tripalëshe, në të cilën bënin pjesë Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia. Fuqitë e A. kishin në Ballkan interesa të kundërta me ato të Lidhjes Tripalëshe dhe kishin ndikim veçanërisht në Serbi, Mal të Zi e Greqi. Ato e sidomos Rusia, u bënë nxitëse e mbështetje e Aleancës Ballkanike më 1912, që synonte copëtimin e Shqipërisë. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912-1913, A. mbështeti pretendimet tokësore fë monarkive ballkanike në dëm të Shqipërisë.

Në gusht 1914 fuqitë e A. hynë në luftë me dy fuqitë e Tripalëshit: Gjermaninë ahe Austro-Hungarinë. Më 26.4.1915 ato nënshkruan me Italinë Traktatin e fshehtë të Londrës (shih) për copëtimin e Shqipërisë. Në këto rrethana Italia u bashkua si aieate me fuqitë e A. Gjatë Luftës I Botërore, forca të armatosura të _ A., të përfshira në Armatën e Lindjes (shih), pushtuan krahina të veçanta të Shqipërisë. Më 1918 fuqitë e A. fituese të Luftës I Botërore përgatitën Konferencën e Paqes për ndarjen e botës midis tyre dhe krijuan sistemin e Versajës. Populli shqiptar iu kundërvu vendimeve antishqiptare të kësaj konference dhe luftoi kundër tyre sidomos me Kongresin e Lushnjës (shih) dhe me Luftën e Vlorës (shih) më 1920.

(M.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Antanta


[cite]