ANTIKLERIKALIZMI


ANTIKLERIKALIZMI
✤ Sistem pikëpamjesh e veprimesh për të kundërshtuar veprimtarinë poli-

tike të kishës e të klerit dhe synimet e tyre për të nënshtruar shtetin ndaj kishës. Në Shqipëri veprimtaria e klerit, në veçanti e atij të huaj, ka pasur edhe karakter të theksuar antikombëtar, prandaj historia dhe jeta e populiit shqiptar ka njohur një frymë të theksuar antiklerikale. A. është shprehur në lëvizjet për çlirimin nacional dhe shoqëror, në krijimtarinë popullore dhe në letërsi e publicistikë. Qëndrimi antiklerikal i rilindësve gjatë shek.XIX është sintetizuar në vargjet e poezisë programatike të Pashko Vasës (shih): «Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,/ Për me ju ndamun, me ju vorfnue,/… mos shikoni kisha e xhamija,/ Feja e shqyptarit asht shqyptaria,/». Edhe në periudhën e Pavarësisë qarqet demokratike e vazhduan luftën kundër klerikalizmit, veçanërisht kundër përpjekjeve të klerit për të përhapur ideologjinë e vet reaksionare dhe për të shtënë në dorë hapësira të rëndësishme të jetës shoqërore, siç ka qenë shkolla. Klerikalizmi me të gjitha pasojat e tij të dëmshme, u çrrënjos vetëm në kushtet e vendosjes së pushtetit popullor dhe të ndërtimit të so-cializmit. Në Shqipëri që më 1967 janë mbyllur institucionet fetare dhe është ndaluar veprimtaria e klerit (shih: Ateizmi).

(H.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Antiklerikalizmi


[cite]