Antimisi

(greqisht: αντιμήνσιο) Antimisi përbëhet prej basme katërkëndëshe dhe pëdoret për celebrimin e Liturgjisë Hyjnore, në vendet jashtë kishe si për shembull, nëpër kampingje, spitale, ose në ato kisha të cilat nuk janë shenjtëruar. Në këto raste Antimisi zëvendëson Tryezën e Shenjtë. Mbi Antimisin ikonizohen katër ungjillorët, skena e kryqëzimit të Krishtit etj. Zakonisht në katër cepat e Antimisit vendosen copëza lipsane shenjtorësh.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Antimisi," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/antimisi.