Antiokia

(greqisht: Αντιόχεια) Antiokia është nga qendrat më të hershme në historinë e krishterimit. Kisha e Antiokisë është themeluar nga Apostull Pjetri. Kjo kishë lulëzoi deri në shekullin V. Pas kësaj periudhe filluan ndarjet e brendshme, duke filluar me monofizitizmin. Patriarkana e Antiokisë në shekullin IV kishte mbi 150 episkopata. Shumica e besimtarëve ortodoksë janë arabë ose grekë. Në mesjetë kanë vuajtur nga kryqëzatat edhe më vonë nga pushtuesit osmanë. Sot Patriarkana e Antiokisë ka afërsisht 500 000 besimtarë. Disa nga mitropolitë më kryesore janë: e Laodicesë, e Tripolit, e Bejrutit, e Arkaisë etj. Patriku e ka rezidencën në Damask. Kjo patriarkanë përfshin 22 periferi, prej të cilave 6 janë në Siri, 6 në Liban, 3 në Turqi, në Arabi, 5 në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, si dhe një zonë në Australi. Patriku mban titullin: I Fortlumturi Patrik i Theupolit të Madh, Antiokisë, Sirisë, Arabisë, Kilikisë, Ivirisë, Mesopotamisë dhe i gjithë Lindjes.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]